Për shkodranin Ermir Vajushi, i cili jeton prej vitesh Gjermani, futbolli është bërë tashmë pjesë kryesore e jetes së tij. Me një të kaluar si futbollist ne ekipet e Vllaznisë në Shqipëri, pasioni për futbollin bëri që të liçensohet si trajner në Federatën e Futbollit të Gjermanisë, dhe menjëher nisi punën si trajner i moshave ku spikati për rezultatet e tij pozitive. Ishte kjo arsyeja që drejtuesit e Sport Club Uelzen, pjesë e kategorive inferiore të Gjermanisë, i besuan drejtiin e ekipit të parë.
Një përvoje shumë pozitive rreth 5 vjeçare kjo për Vajushin, të cilit i shqërbeu makmimalisht të rriste nivelin e tij profesional në këtë fushë. Fundi i sezonit të kaluar shënoi mbylljen e bashkëpunimit të Vajushit me Sport Club Uelzen.
Ndërkohë, nuk ka vonuar dhe falë emrit të mirë që ka fituar në futbollin gjerman, sezoni i ri futbollistik e gjen Ermir Vajushin në krye të një klubi tjetër. Pas disa ofertave konkrete nga disa klube gjermane, Vajushi, pranoi bashkëpunimin me klubin e njohur SV Molzen.
Një gjë të tillë, konfirmohet edhe nga shtypi gjerman, ku në një prej artikujve, shkruan:
SV Molzen, ekip i ligës Heide-Ëendland, ka gjetur një pasardhës për André Kobus. Ermir Vajushi do të marrë përsipër detyrën e trajnerit për sezonin e futbollit 2025/2026.
Uelzen-Molzen – Vajushi kishte drejtuar së fundmi SC 09 Uelzen dhe dha dorëheqjen me zemër të thyer pas një serie zhgënjyese loje. Kobus kishte njoftuar pak kohë më parë se do të largohej nga SVM pas ndeshjes së fundit të sezonit dhe rënies së suksesshme të ekipit nga kategoria. “Prandaj, ne kemi kërkuar një pasardhës të përshtatshëm prapa skenave për njëfarë kohe”, tha Tobias Röber, kryetar i SV Molzen, në lidhje me kërkimin e trajnerit.
Ndërkohë, vetë Ermir Vajushi, pas marrjes së kësaj detyre, shkruan:
Kapitull i ri
Skuadër e re, ligë e re, energji e re!
Ndonjëherë dyert e reja hapen në momentin e duhur.
I jam mirënjohës @svmolzenvon1930 që më besuan drejtimin e këtij ekipi si trajner.
Për një sezon të fortë!
SV Molzen
Gaspër MARKU