Wednesday, July 30, 2025

(Video) Franko Burraj, “mbreti” i atletikës shqiptare! Talenti shkodran shkëlqen në Europianin e Sllovenisë me 2 rekorde të reja brenda 24 orëve, në 400 dhe 200 m

Lexo

Dy gara në dy ditë dhe dy rekorde të reja kombëtare në Europianin e Sllovenisë! Ky është bilanci për atletin e talentuar shkodran Franko Burraj, i cili pas garës së vrapimit 400 m ku fitoi Medaljen e Artë duke vendosur rekordin e ri kombëtar me kohën 45”87, në harkun kohor të 24 orëve zhvillon garën tjetër, atë të 200 metra, ku përsëri koha e tij 20.97 sekonda, është rekord kombëtar.

Ashtu si edhe në 400 metra ku Franko bëhet atleti i parë në historinë e atletikës shqiptare që zbret nën kufirin e 46 sekondave, e njëta gjë ndodh edhe në vrapimin 200 metra,  ku ai bëhet  atleti i parë shqiptar në histori që zbret nën 21 sekonda në këtë disipline, duke shënuar një super arritje për sportin shqiptar!

Në këtë mënyrë, me dy rekorde të reja kombëtare në 400 dhe 200 metra, si dhe fitimin e Medaljes së Artë në 400 m dhe të Argjendtë në 200 m, talenti shkodran bën një përfaqësim tejet fantastik duke qënë sportisti më i spikatur i aktivitetit.

Rezultate këto që regjistrohen në sajë të punës sistematike me trajnerin e tij Bruno Rrotani, dhe që me këtë formë shumë të mirë sportive që disponon, pritshmëritë në garat e ardhshme ndërkombëtare garantojnë të jenë në nivele edhe më të larta.

(Video) Gara e vrapimit 200 metra për atletin shkodran Franko Burraj në Kupën e Europës-Slloveni, ku vendosi rekord të ri kombëtar.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img