Sabah Bizi-Brikeko Bizi-Sabion Bizi, gjyshi-djali-nipi, tre breza në sportin e futbollit. Ky i fundit, Sabioni, është pjesë e Vllaznisë U19, e cila u shpall fituese e trofeut “Shkodra Summer Cut 2025”, aktivitet i organizuar këto ditë në qytetin e Shkodrës nga shoqata Shkodra Sport e drejtuar nga Jetmir Podgorica.
Falë përformancës së prezantuar në fushën e lojë, Sabion Bizi, u vlerësua nga grupi organizator i aktivitetit se futbollisti më i mirë i së ardhmes. Një vlerësim që u prit mjaft mirë nga vetë Sabioni, por edhe nga babai i tij, Brikeno Bizi dhe familjarë të tjerë të familjes Bizi, të cilët u mbërthyen jo pak nga emocionet e ndeshjes finale, Vllaznia U19-Maverick U19(Gane), e fituar nga kuqeblutë, të cilët merituan trofeun “Shkodra Summer Cup 2025”.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport”, Sabioni, shprehet i kënaqur për dy trofetë e fituar brenda javës, ndërsa ia dediton këtë sukses, gjyshit Sabah Bizi dhe babait të tij, Brikeno Bizi. “Babait tim, do të thoja se i kam marrë karakterin, ndërsa gjyshit tim, i kam marrë tiparet e fytyrës, konstruktin e trupit dhe shpresoj që të kem edhe stilin e lojës si gjyshi Sabah dhe babai Brikeno”, u shpreh ndër të tjera, Sabion Bizi, për Veriu Sport.
(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit Sabion BiZi-Vllaznia U19, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU