Sunday, July 20, 2025

Vllaznia e mbyll me humbje ciklin përgatitor të Sllovenisë. E mund FC Petrolul, 2-0(Bilanci, një fitore dhe tre humbje)

Lexo

Katër ndeshje, tre humbje dhe një fitore, ky është bilanci i Vllaznisë në ballafaqimet miqësore të luajtura në Slloveni, kuprej disa ditësh po kryen fazën përgatitore themelore në prag të ndeshjes zyrtare që do ta luajë me datë 10 korrik me ekipin letonez.

Miqësorja e sotme e luajtur përballë ekipi rumun FC Petrolul është mbyllur me rezultatin 2 me 0 në favor të ekipit rumun, skuadër e cila edhe ajo po përgatitet në Slloveni për Kupat e Europës.

Fatet e kësaj ndeshje janë vendosur në pjesën e parë, kur skuadra rumune shënoi dy herë radhazi, fillimisht me anë të Dumtsios në minutën e 19-të për t’u pasuar më pas me golin tjetër të shënuar në minutën e 36-të me autor Radu.

Avantazhi prej dy golash i rumunëve në pjesën e parë është administruar më së miri nga ana e tyre duke mbajtur në fuqi këtë rezulta që i dha fitoren me rezultatin 2 me 0.

Kjo ishte humbja e tretë në miqësoret sllovene, pas atyre 4 me 0 nga Olimpija Ljubjana dhe 5-3 nga FC Koper, ndërkohë që e vemtja fitore është regjistruar përballë ekipit tjetër rumun UTA ARAD me rezultatin 1-0, ku autor i golit ka qënë kapiteni Bekim Balaj.

Nesër(e enjte) kuqeblutë do të lënë kampingun e Mariborit të Sllovenise, për të udhëtuar drejt Shkodrës, ku i pret një tjetër cikël i shkurtër përgatitore deri ditën e ndeshjes së 10 korrikut përballë ekipin letonez, BFC Daugavpils, sfidë e cila siç është nënvizuar edhe më herët do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, prej orës 20:00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img