Sunday, July 20, 2025

Merkato-Shtatlarti shkodran Albi Shpuza, firmos në Kosovë me FC Prizrenin

Lexo

Albi Shpuza, ish futbollist i Vllaznisë dhe i disa skuadrave në Shqipëri dhe jashtë saj, do të vijojë karrieren e tij futbollistike edhe për sezonin e ri futbollistik 2025-2026 në Kosovë.

Pasi luajti me sukses me ekipin e Mitrovices, shtatlarti shkodran, pjesë e familjes sportive “Shpuza”, pauses i tradites së xhaxhait të tij Zamir Shpuza por edhe babait të tij, Luan Shpuza, tashmë ka veshur fanelen e FC Prizrenit, gjë të cilën e konfirmon edhe vete klubi përkatës në komunikatën për shtyp.

 

Njoftimi zyrtar i FC Prizrenit

 

Albi Shpuza zyrtarisht pjesë e FC Prizrenit!

Me kënaqësi të madhe ju prezantojmë përforcimin tonë më të ri – Albi Shpuzën, një nga talentet më të spikatura që ka nxjerrë Shkodra vitet e fundit!

Mesfushori i ri, plot energji dhe vizion në fushë, i bashkohet FC Prizrenit pas një periudhe të suksesshme me KF Mitrovicën, ndërsa më parë ka lënë gjurmë në çdo hap të karrierës së tij.

Ish-anëtar i ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë: U15, U17 dhe U19
Me Vllazninë U21 është shpallur kampion i Shqipërisë, dhe ka fituar çmimin golashënuesi më i mirë i kampionatit
Tashmë, pjesë e projektit tonë për të ardhmen!

Presim shumë nga Albi këtë sezon dhe jemi të bindur që do të jetë një ndër shtyllat e skuadrës sonë në fushë.

Mirë se vjen në Prizren, Albi – punë, përkushtim dhe fitore bashkë!

#FCPrizreni #TransferimiRi #AlbiShpuza #EArdhmjaJone #BashkëPërSukses 

Shiko më pak

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img