Egnatia barazon 0-0 me Olimpijan në transfertë. Ndeshja e parë e turit të tretë-UEFA Conference League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Egnatia barazoi me rezultatin e bardhë 0-0 sfidën e parë ndaj Olimpijas, e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Stocize” dhe e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League.

Trajneri Edlir Tetova e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dajsinani (GK), Zliyev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Medeiros, Aleksi, Lushkja, Gruda, Bakayoko, Selmani.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar për të dyja skuadrat, që tentuan disa herë portat përkatëse, por nuk finalizuan dot. Edhe në pjesën e dytë, portat qëndruan të paprekura si nga rrogozhinasit, ashtu edhe nga Olimpija. Sllovenët humbën edhe një penallti në minutën e 68-të, me Tam qe gaboi dhe e çoi topin jashtë.

Egnatia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Fangaj.

Takimi Olimpija – Egnatia u mbyll me rezultatin 0-0. Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të luhet më 14 gusht në ‘Arena Egnatia’.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo, barazim me vlerë në sfidën e transfertës sllovene përballë Alluminij(UEFA Conference League-Turi i Dytë)

Aluminij-Dinamo 1-1(Vrbanec 83’/Berisha 15’) Aluminij:Raduha,Simunic,Boben,Skaubac,Koderman,Vrbanec,Jagic,Tejlor,Tezak,Suso,Osuji Trajner: Jura Arsiç Dinamo:Teqja,Ismaili,Dita,Aliji,Vila,Ruçi,Manellari,Qefalia,Përndreca,Qardaku,Berisha Trajner: Ilir Daja Dinamo ka mar një barazim 1-1 në transfertën ndaj...
- Advertisement -spot_img