Bashkëpunimi, Shkodër-Ulqin. Talenti, Arseld Hoxha i KF.Shkodra i bashkohet KF.Otrant- Olimpic Ulqin për sezonin 2025-2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Lojtari Arseld Hoxha i KF.Shkodra  i bashkohet KF.Otrant- Olimpic Ulqin  per sezonin 2025-2026. Marrëdhëniet mes KF Otrant-Olympic Ulqin dhe KF Shkodra janë të hershme, miqësore dhe vëllazërore. Gjatë viteve, shumë lojtarë të KF Shkodra kanë qenë pjesë e ekipit Otrant dhe anasjelltas. Edhe trajneri aktual i KF Shkodra, Rudi Piraniqi, ka qenë pjesë e klubit Otrant për tre vite, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm.

Ambienti sportiv në Ulqin është gjithmonë mikpritës dhe dera ka qenë gjithnjë e hapur për bashkëpunim me KF Shkodra. Iniciatorët dhe promotorët kryesorë të këtyre marrëdhënieve janë dy emra të njohur: Skendo Rexha dhe Taip Piraniqi.

Në sezonin e kaluar, KF Otrant arriti një sukses historik duke u bërë për herë të parë pjesë e Ligës së Parë të Malit të Zi. Aktualisht, ekipi po përgatitet për pjesëmarrjen në Ligën e Dytë, me synimin për t’u rikthyer sërish në Ligën e Parë.

Me ardhjen e presidentit Agim Cani gjërat po ndryshojnë për mirë jo vetëm për KF Shkodra, por edhe në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me KF Otrant. Besojmë se ky bashkëpunim do të ngrihet në një nivel të ri dhe do t’i shërbejë të dy klubeve, jo vetëm në shkëmbimin e lojtarëve, por edhe në aspekte të tjera sportive dhe organizative.

Në këtë kuadër, dje lojtari i KF Shkodra, Arseld Hoxha, iu bashkua KF Otrant. Kjo është një mundësi e mirë për të zhvilluar më tej vlerat e tij dhe për të dhënë kontributin e tij në suksesin e klubit nga Ulqini.

Pas disa viteve, ky është një rikthim i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy klubeve, që besojmë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Faleminderit KF Otrant! Ju urojmë suksese dhe rikthim të shpejtë në Ligën e Parë të Malit të Zi!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img