Monday, August 18, 2025

(Video) Prag Champions League-Golat e Verona Berishes dhe Megi Doçit i japin fitoren 2-0 Vllaznisë së femrave në miqësoren ndaj Buduçnost të Podgoricës

Lexo

Vllaznia-Buduçnost(Podgoricë-Mali i Zi), 2-0(Shënuese: Verona Berisha 53’, Megi Doçi 74’)

Formacioni i Vllaznisë: Cristina Cabanas, Mireilis Rojas, Arbiona Bajraktari, Suzana Vuksani, Jemery Solares, Mayrlin Hernandez, Natali Strkalj, Teresa Deda, Ajdena Mustafaj, Klaudia Boci, Megi Doci. U aktivizuan: Dior wilson, Herta Hasaj, Carmen Quiñones, Riselda Leba, Marinela Ndoci, Verona Berisha, Miamour Mesa, Lusil Cungu, Sophie Castro. Trajner: Nikolin Leka

Vllaznia dhe Buduçnost në futboll femra janë ndeshur mbrëmjen e së dielës në stadiumin ”Loro Boriçi” në një miqësore ndërkombëtare testuese për formacionet përkatëse në kuadër të përgatijeve për konkurimin në Ligen e Kampioneve të Europës.

Pas takimit të parë të luajtur në Podgoricë të Malit të Zi një javë më parë, i cili i mbyll në barazim 0 me 0, ky i luajtur në Shkodër ishte i dytë në ballafaqimin, Vllaznia-Buduçnost.

Pas ndryshimeve më të fundit, ardhjeve të reja dhe largimeve në ekip, tekniku Nikolin Leka e nisi lojën me njëmbëdhjetëshin më të mirë, duke aktivizuar në portë Cristina Cabanas, për të vijuar me Mireilis Rojas, Arbiona Bajraktari, Suzana Vuksani, Jemery Solares, Mayrlin Hernandez, Natali Strkalj, Teresa DedaSulm, Ajdena Mustafaj, Klaudia Boci, Megi Doci, ku binin në sy aktivizimet e gjashtë futbollisteve të huaja. Ndërkohë që gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe plot nëntë futbolliste të tjera nga stoli, mes të cilave edhe katër të tjera të huaja, të cilat së bashku me ato që e nisen nga minuta e parë, janë marrë si përforcim nga ana e presidentit Lazër Matija.

Edhe pse në 45 minutat e parë, dominimi i Vllaznisë ishte dukshëm në fushën e lojës, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, 0-0. Ndërkohë, që me fillimin e pjesës së dytë dhe pikërisht në minutën e 53-të Vllaznia zhbllokon rezultatin me anë të Verona Berishes.

Në minutat në vazhdim ka një reagim nga skuadra mysafire, kampionia e Malit të Zi, Buduçnost, por nga ana tjetër, Vllaznia vazhdon të ndërmarrë aksione të njëpasnjëshme në poten malazeze, ku në të 74-tën është e zakonshmja, Megi Doçi, e cila në këtë ndeshje kishte edhe shiritin e kapitenes së skuadrës, e cila shënon golin e dytë, gol ky që qëndron në fuqi deri në vërshëllimen e fundit të arbitrit kryesor Bekris Dragusha duke mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër 2 me 0 në gavor të Vllaznisë.

Mbyllet kështu një test pozitiv për skuadrën kuqeblu, por deri në nisjen zyrtare të ndeshjeve të Champions League për femra, që nisin me datë 27 në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia ka planifikuar edhe një test tjetër përfundimtar me zhvillimin e një tjetër ndeshje miqësore të mërkurën e ardhshme.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore ndërkombëtare, Vllaznia-Buduçnost(2-0) e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img