Ish trajneri kampion i Vllaznisë, malazezi Dervish Haxhiosmanoviç do të drejtojë ekipin bushatas, Basania FC. Falë njohjeve dhe miqësisë së afërt që menaxheri i njohur shkodran, Agron Isufi, ka prej vitesh me “Deden” siç e thërrasin në Podgoricë ku Haxhiosmanoviç jeton me familjen e tij, u bë e mundur që ai të pranojë ofertën e presidentit të Basanias, Ermir Shimaj për të marrë drejtimin e Basanias.
Përvoja e pasur, ku krahas Vllaznisë ka trajnuar edhe ekipe të tjera në Shqipëri dhe Mal të Zi, pritet të jenë një mundësi e mirë që Haxhiosmanoviç të bëjë më të mirën për skuadrën bushatase, Basania.
Së bashku me mbështetjen e dy kolegëve të tij, Erjon Mant dhe Mario Kola, si dhe drejtorit sportit, Fatjon Hasani, Deda pritet të sjellë një frymë të re në gjirin e skuadrës bushatase, ku synimet dhe objektivi mbetet i njëjti për Basanian, kualifikimi në kategorinë e parë.
Postimi zyrtar i Basania FC
– Filluam përgatitjet për sezonin 25/26 me zhvillime mjaft pozitive.
– Kemi punuar shumë përgjatë gjithë kësaj periudhe.
– Jemi përpjekur të bëjmë më të mirën si përsa i përket stafit drejtues e po ashtu edhe grupit të skuadres, të cilët do ti publikojmë ditët në vijim.
Faleminderit prof. Dervish Haxhiosmanoviç i cili me dashamirësi pranoj propozimin tonë për të qënë nën drejtimin e skuadres për sezonin 2025/2026 ku sigurisht do të ketë edhe ndihmen e prof E.Manit & M. Kolës
– Shpresojmë që “fillimi i mbarë është gjysma e punës” të na shoqërojë përgjatë të gjithë sezonit
Basania FC