Ndërkohë që Kupa e Shqipërisë ka përcaktuar kalendarin dhe oraret e ndeshjeve të turit të parë, ku çifti Vllaznia-Devolli do të luhet në oren 13.30 të së dieles, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe oraret e ndeshjeve të javes së parë të kategorisë Superiore, të cilat siç është thënë më heret do të luhen të gjitha të mërkuren e 4 nëntorit. Për ndjekësit e VeriuSport dhe jo vetem, me interes është të dinë orarin e sfides Vllaznia-Apolonia. 16.45 është orari i planifikuar për këtë sfide që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një orar ky që do të shoqërohet edhe me ndriçimin e prozhektorëve, çka i bënë edhe më komod futbollistët e të dyja skuadrave për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës. Në të njëjtën orar me çiftin Vllaznia-Apolonia janë planifikuar të luhen edhe dy çiftet e tjera, Teuta-Skenderbeu dhe Tirana-Kukësi, ndërkohë që për dy sfidat e tjera, Kastrioti-Partizani dhe Bylis-Laçi orari i luajtjes së ndesheve është 13.45.