(Video) Not- Talenti shkodran Joel Golemi, rekord kombëtar për moshat 9-10 vjeç dhe sportisti më i mirë i kampionatit. Spikatën edhe Viki Tafrruku, Klea Dedi, Skerdi Kroni, Adriel Marku, Kol Rupa, Herta Mimaj

Lexo

- Reklamë -spot_img

Notarët shkodranë të Shoqatës ‘Shkodra Not’ perfaqesues zyrtar te Vllaznise, të drejtuar nga trajneri pasionant Kolë Shiroka, bënë një prezantim të shkëlqyer në garat e Kampionatit Kombëtar Fëmijë, Të Rinj & Të Rritur.

Garat në fjalë u zhvilluan këtë fundjave, më datat 30-31 Gusht, të organizuara nga Federata Shqiptare e Notit ne pishinen olimpike 50 m Taq Dafa ne Durres.

Shoqata ‘Shkodra Not’ perfaqesues zyrtar te Vllaznise u perfaqesua nga 12 sportiste (6 femra dhe 6 meshkuj) :

Rezultatin më të mirë nga ekipi i Vllaznisë e ka regjistruar notari i talentuar shkodran, Joel Golemi, i cili vendosi rekord të ri kombëtar për Kategorine C (9-10 vjeç) ne disiplinen 800 meter stil i lire me kohen 12:05.38.

Joeli arriti gjithashtu 4 vende te para per moshen ne disiplinat e tjera te stilit te lire 50,100,200 dhe 400 meter stil i lire duke arritur te shpallet sportisti me i mire mashkull per Kategorine C.

Rezutat shumë të mirë arriti edhe Viki Tafrruku, e cila fitoi vende te para per moshen ne disiplinat e 50 meter dhe 100 meter stil i lire ku te kjo e fundit mori vend te dyte ne klasifikim te pergjithshem (Kategoria Open).

Ne disiplinat e 200 dhe 800 meter stil i lire fitoi vend te pare per moshat dhe njekohesisht e para ne klasifikim te pergjithshem. Viki u shpall sportistja e dyte me e mire femer per Kategorine A.

Klea Dedi fitoi vende te para per moshen ne disiplinat e 50 meter stil i lire dhe 50 meter shpine dhe vende te dyta ne 50 meter bretkose dhe 50 meter delfi. Klea arriti te shpallej sportistja e dyte me e mire femer per Kategorine C.

Skerdi Kroni arriti te fitoje dy vende te dyta per Kategorine B ne disiplinat e 50 meter stil i lire dhe 50 meter delfi.

Adriel Marku fitoi vend te 1 per moshen ne disiplinen e 50 metrave delfi.

Kol Rupa, sportisti me i vogel i ekipit, vetem 8 vjeç arriti te fitonte vend te trete ne disiplinen e 50 metrave bretkose.

Herta Mimaj fitoi vend te trete per moshen ne disiplinen e 50 metrave shpine.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img