Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit me penallti

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gjibraltar-Shqipëri  0-1(Shënues: Asani 69’(p)

Formacioni i Shqipërisë: Dajsinani (GK), Hysaj (c), Kacurri, Kumbulla, Aliji, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Broja, Asani, Daku(U aktivizuan: Trajner: Silvinjo)

Shqipëria fitoi me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore ndaj Gjilbraltarit. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Europa Point” në Gjilbraltar, kuqezinjtë e Silvinjos fituan falë golit të realizuar nga Jasir Asani në minutën e 69-të.

Trajneri Silvinjo hodhi në fushë këtë formacion: Dajsinani (GK), Hysaj (c), Kacurri, Kumbulla, Aliji, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Broja, Asani, Daku.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-0, me kuqezinjtë që krijojnë disa raste për të kaluar në avantazh. Fillimisht me Mirlind Dakun në minutën e 15-të, i cili gjuan topin, por që bllokohet nga kundërshtari. Tenton edhe Asani, por nuk godet siç duhet drejt portës. Jasir Asani provon sërish nga një goditje dënimi në minutën e 17-të, por pa fat.

Medon Berisha tenton në të 34-tën me një goditje të fortë nga distanca, por portieri e devijon topin në këndore. Tre minuta më vonë provon edhe Broja me një aksion të krijuar nga vetë ai, por ndalet nga mbrojtja vendase.

2 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, Medon Berisha provon të bëjë mrekullinë nga distanca, por topi devijohet nga një prej mbrojtësve duke u përplasur në traversë dhe përfundoi jashtë.

Me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Silvinjo bëri tre zëvendësime, duke hedhur në fushë Arbër Hoxhën, Cristian Shpendin dhe Ivan Balliun në vend të Armando Brojës, Mirlind Dakut dhe Elseid Hysajt.

Rasti i parë në këtë pjesë të dytë vjen nga këmbët e Adrion Pajazitit. Mesfushori provon me një gjuajtje me të djathtën nga distanca, por topi përfundon larg portës.

Në minutën e 52-të, Shpendi dërgon përpara një top për Hoxhën, por arbitri sinjalizon një pozicion jashtë loje. Pak minuta më vonë, Bajrami pason për Shpendin, i cili provon por topi kalon mbi traversë. Provon edhe Hoxha, por nuk arrin të finalizojë.

Tjetër zëvendësim në radhët e Kombëtares, me portieri Dajsinani i cili i lë vendin Simon Simonit.

Kuqezinjtë gjejnë avantazhin në minutën e 69-të falë golit të shënuar nga Jasir Asani, i cili ekzekuton saktë një 11-metërsh.

Trajneri Silvinjo kryen një tjetër ndërrim, me Bajramin i cili i lë vendin Enis Çokajt. Në minutën e 84-t, Hoxha pason topin te Shpendi, por tentativa e sulmuesit bllokohet nga kundërshtarët.

Cristian Shpendi provon sërish, duke gjuajtur topin drejt portës, por kontrollohet nga portieri.

Ndeshja miqësore Gjilbraltar – Shqipëri u mbyll me rezultatin final 0-1. Kuqezinjtë do të luajnë të martën në “Air Albania” ndaj Letonisë, takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img