Wednesday, March 4, 2026

Erjon Bogdani, kritik me kombëtaren: Ndeshje pas ritëm, pa dëshirë, pa gjuajtje në portë, prisja më shumë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Analiza e Erjon Bogdanit, për ndeshjen miqësore Gjibraltar-Shqipëri, 0-1

“Për mendimin tim ishte një ndeshje ku e mira ishte që shumë të rinj bënë praninë e parë në Kombëtare. Por pas kësaj ishte një ndeshje pa ritëm, qarkullim topi, ngadalë, pa gjuajtje në portë, pa dëshirë dhe nuk e di.

Ishte një ndeshje për t’u bërë, nuk është se shërbeu shumë për ndeshjen e ardhshme, mendoj se  mendoj se e ardhmja duhet të jetë komplet ndryshe. Se nëse nuk vendos dëshirën në fushë, qarkullimin e shpejtë, pasi vertikal apo sulmues e mesfushorë që sulmojnë portën.

Ishte ndeshje komplet pa ritëm. Lojtari që tregoi veten në pjesën e parë ishte Berisha me ato dy gjuajtje, me një ekip kaq larg në renditje. Duke parë futbollistët që aktivizoi Gjibraltari e luajtën me të rinj në moshë, për mendimin tim pritja më shumë aksione, gjuajtje në portë, edhe gola e performancë më të mirë”, tha Bogdani për TV Klan pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img