Sunday, November 24, 2024

Botërori i futbollit me një këngë zyrtare

Lexo

Çdo Kampionat Botëror apo Europian ka këngën e tij dhe “Euro 2020”-ta nuk bën përjashtim. E për më tepër, duke qenë se, si kurrë më parë, u shty për një vit për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”, festivali më i madh futbollistik dhe sportiv i kontinentit të vjetër merr edhe një simbolikë më të madhe. Ai shihet si sfida që njerëzimi i bën sëmundjes nëpërmjet sportit dhe jo më kot, kënga e tij titullohet, “Ëe Are The People” (“Ne jemi njerëzit”), një himn që i kushtohet triumfit të njerëzimit kundrejt vështirësive.

 Këngëtari i njohur irlandez, Bono, ka bashkuar forcat me kantautorin tjetër anglez, por të lindur në Irlandë, Dejvid Houell Evans, i njohur ndryshe me emrin e artit “The Edge”, por edhe Di-Xhej-in dhe producentin e famshëm Martin Garriks, duke na ofruar këngën zyrtare të “EURO 2020”, që nis më 11 qershor në Romë dhe ul siparin një muaj më pas, më 11 korrik 2021, në Londër.  “We Are The People” është një këngë që si lajtmotiv të saj ka sfidat me të cilat përballet sot bota, duke synuar një reagim të përbashkët të njerëzimit kundrejt këtyre sfidave.

Ky himn kushtuar njerëzit ka pak ditë që po transmetohet në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që është edhe transmetuesi zyrtar i këtij Europiani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img