Nga Edmond Dibra
Vllaznia Elitë, skuadra e formuar dhe drejtuar nga ish futbollisti shkodran Benard Gjeka në Milano po ecen mjaft mirë në futbollin italian. Me një përbërje ku dominojnë futbollistët shqiptarë të gërshëtuar edhe me element të huaj bëri një paraqitje shumë të mirë sezonin e kaluar teksa konkuroi në Kategorinë Amatore dhe në mbyllje të sezonit fitoi të drejtën të ngjitej një Kategori më lart, dhe këtë sezon futbollistik konkuron në Eccellenza.
Në dy javët e para të kampionatit, Vllaznia Elitë e Milanos regjistroi një fitore dhe një humbje, ndërkohë që kalendari i javës së tretë e ka përballur me rivalin kryesor të grupit, Monza, skuadër e cila në dy javë e parë ka realizuar dy fitore.
Korespondenti i Veriu Sport, Edmond Dibra, ishte i pranishëm në seancën stërvitore të mbrëmjes së premte, ku krahas pamjeve nga proçesi stërvitor realizoi edhe dy intervista, fillimisht me trajnerin durrsak të Vllaznia Elitë Emiljan Doni dhe më pas me Presidentin e kësaj skuadre, shkodranin Benard Gjekaj.
Në prononcimet e tyre, Domi dhe Gjekaj, vlerësojnë përkushtimin e skuadrës gjatë të gjithë seancave të kësaj jave të pragndeshjes, duke u shfaqur optimist se përballë skuadrës rivale të grupit, Monza, Vllaznia Elitë do të marrë një rezultat pozitiv.
Ndeshja, Monza-Vllanzia Elite, e vlefshme për javën e tretë të Eccellenza-Itali, luhet të dielën duke filluar nga ora 15:30.
(Video) Prononcimet e plota të trajneri të Vllaznia Elitë Emiljan Doni dhe Presidentit, Benard Gjekaj, si dhe pamje nga proçesi stërvitor, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Edmond DIBRA



