Thursday, October 16, 2025

Projekt ambicioz për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Ministri i Sportit, Blendi Gonxhja: Do jetë një ekosistem sportiv për një Shqipëri më aktive

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ministri i Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpallur sot fillimin e projektit ambicioz për rikonstruksionin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, një hapësirë ikonike që do të rilindë si një arenë moderne, multifunksionale dhe e certifikuar nga federata ndërkombëtare si EHF dhe FIBA, me kapacitet prej rreth 6 mijë.

Ministri theksoi rëndësinë historike, kulturore dhe shoqërore të këtij projekti, duke e cilësuar si një akt rikthimi të dinjitetit dhe një investim në të ardhmen e sportit shqiptar.

“Asllan Rusi’ nuk është thjesht një pallat sporti; është një simbol, një kujtim kolektiv dhe një aspiratë e re për sportin dhe komunitetin,” u shpreh Gonxhja.

Ministri nënvizoi se ky rikonstruksion është pjesë e një vizionit të qeverisë shqiptare për ta kthyer sportin në prioritet kombëtar, duke e konsideruar atë një investim në shëndet, arsim, rini dhe zhvillim ekonomik.

Sporti nuk është luks, por nevojë. Ai formon qytetarë më të mirë, mëson disiplinë, respekt dhe këmbëngulje,” shtoi ai, duke përmendur rolin e sportit në forcimin e lidhjeve shoqërore dhe nxitjen e turizmit e ekonomisë lokale. Pallati i ri “Asllan Rusi” do të jetë më shumë se një arenë sportive; do të shërbejë si një qendër ku fëmijët do të frymëzohen të dashurojnë sportin, familjet do të mblidhen dhe komunitetet do të gjejnë hapësirë për bashkëjetesë. Projekti, i cili respekton trashëgiminë e pallatit të ndërtuar në vitin 1963 nga arkitekti vizionar Koço Miho, synon të krijojë një ekosistem sportiv të plotë, ku infrastruktura, edukimi dhe ekonomia sportive bashkëpunojnë për një Shqipëri më aktive dhe të shëndetshme”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja garantoi angazhimin e qeverisë për të siguruar hapësira dinjitoze sportive në çdo qytet dhe komunitet, duke theksuar nevojën për inovacion, financim kreativ dhe partneritete me sektorin privat për të siguruar mirëmbajtjen dhe menaxhimin e këtyre aseteve. “Rilindja e ‘Asllan Rusi’ është një premtim që Shqipëria po e mban ndaj vetvetes: të respektojë të kaluarën, të frymëzojë të tashmen dhe të investojë për të ardhmen,” përfundoi ministri, duke uruar suksese për ekipin e projektit dhe partnerët e AIC.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img