Tuesday, December 2, 2025

Anulimi i ndeshjes në Majemi, Barcelona humb miliona euro

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mediet spanjolle kanë bërë bilancin e parë të humbjeve financiare të Barcelonës pas anullimit të ndeshjes në Majemi ku do të përballlej më 20 dhjetor me ekipin Villarreal në “Hard Rock Stadium”.

Edhe pse ndeshja u organizua me qëllimin për të promovuar La Liga-n dhe futbollin spanjoll në Amerikën Veriore, përfitime imediate do të kishin dy klube.

Sipas llogaritjeve të para klubi katalan do të përfitonte menjëherë nga kjo ndeshje pasi organizatorët e eventit i kishin premtuar një shifër rreth 5-6 milionë euro. Sipas medieve spanjolle organizatorët e eventit kishin shitur rreth 70.000 mijë bileta.

Ndërsa edhe sponsorët e Barçës kishin organizuar disa aktivitete duke koordinuar datat e eventeve me ato të udhëtimit të Barçës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si banka “Goldman Sachs” dhe “Spotify” ishin organizuar që në datat e ndeshjes të organizonin disa evente, të cilat do të ishin mjaft të leverdishme në aspëktin ekonomik për klubin katalan.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img