Formacioni anti-Shqipëri do të ketë brenda lojtarë, të cilët kanë mundur që të marrin vëmendjen e trajnerit dhe të tjerë, të cilët janë ende në pristje të shansit për të treguar sa vlejnë.
Sa i përket Jude Bellingham, i cili pritet që të jetë sot titullar pas Harry Kane, nuk i përket asnjërës prej kategorive të lartpërmendura. Lojtari i Real-it nuk ka fituar zemrën e Tuchel për shkak të sjelljes së tij në fushë, por askush nuk mohon klasin e tij.
Takimi i sotëm do të jetë një shans i artë për Adam Ëharton, i cili mendohet se do të luajë përkrah Rice. Ndërsa gjithashtu mendohet se rotacioni nuk prek portën ku pritet që të rikonfirmohet Pickford.
Formacioni i mundshëm
Anglia (4-2-3-1): Pickford; James, Burn, Stones, Spence; Ëharton, Rice; Saka, Bellingham, Rashford; Kane



