Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar të kuqezinjve për sfidën kundër Anglisë, që do të startojë në orën 18:00. Tekniku i Shqipërisë ka bërë disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjen kundër Andorrës. Në fushë nga minuta e parë do të luajnë Aliji, Ramadani, Bajrami dhe Uzuni.
Në portë është i zakonshmi Strakosha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Aliji do të plotësojnë repartin e mbrojtjes. Asllani, Ramadani dhe Laçi do të luajnë në mesfushë, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni.
Kujtojmë që Shqipëria është kualifikuar për në fazën e Play Off-it, ndërsa Anglia është kualifikuar për në fazën finale të Kupës së Botës, pasi zë vendin e parë në grupin K.



