Wednesday, November 19, 2025

NIS EDICIONI I 10-TË I KURSIT TË LICENCËS “UEFA PRO” PËR TRAJNERË, MARRIN PJESË EMRA TË NJOHUR TË FUTBOLLIT SHQIPTAR

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edicioni i dhjetë i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit “UEFA PRO”, niveli më i lartë i kualifikimit për trajnerët e futbollit, ka nisur nën drejtimin e ekspertëve të Departamentit të Edukimit në FSHF.

Kursi do të zgjasë 24 muaj, deri në nëntor 2027, dhe synon të ofrojë njohuri gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat që mbulon roli i një trajneri profesionist.

Në këtë kurs, numri i pjesëmarrësve është i limituar, 21 në total. Mes tyre spikasin emra të njohur të futbollit shqiptar e ndërkombëtar, si vëllezërit Migjen dhe Vullnet Basha, ish-futbollistë të Kombëtares shqiptare.

Po ashtu, pjesë e kursit janë edhe trajneret e ekipeve kombëtare të vajzave U-15 dhe U-17, përkatësisht Rabie Tota dhe Cyme Lulaj. Po ashtu pjesë e kursit janë edhe trajnerët Ditmar Bicaj, Atdhe Nuhiu, Alfred Deliallisi etj.

Leksionet do të zhvillohen nga drejtuesit dhe ekspertët e Departamentit të Edukimit të FSHF-së, ndërsa herë pas here do të ftohen lektorë ndërkombëtarë për të ndarë përvoja dhe për të mbajtur seanca praktike e teorike me pjesëmarrësit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img