Ballina Futboll Elbasani-Vllaznia 0-1. Çështja e shumëdiskutuar e kartonit të kuq ndaj Gjinit, futboll...

Elbasani-Vllaznia 0-1. Çështja e shumëdiskutuar e kartonit të kuq ndaj Gjinit, futboll femra, lojra me dorë, etj, sonte në Studio Sport-RTSH Shkodra

Analiza e ndeshjes, Elbasani-Vllaznia e vlefshme për javën e 15-të të Abissnet Superiore, e cila u mbyll me fitoren 1 me 0 në favor të vendasve, do të jetë në fokus të emisionit Studio Sport, që transmetohet mbrëmjen e sotme në RTSH Shkodra duke nisur nga ora 20:30.

Krahas të tjerave, vemendje do të marrë edhe ndëshkimi me karton të kuq i mbrojtësit të qëndrës së Vllaznisë Elmando Gjini në minutën e 27-të të pjesës së parë, ku pretendimet në kampin kuqeblu janë që faulli është shkaktuar nga Bajrami dhe jo Gjini.

Specialisti i gjykimit, Mhill Shkëmbi dhe ish futbollisti Fatmir Lugji do të analizojnë edhe pragndeshjen, Vllaznia-Bylis, takim i cili luhet pasditen e së dielës së 14 dhjetorit në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të javës së 16-të të Abissnet Superiore, ndërkohë që do të ndalen edhe Superliga e futbollit femra, me fitoren 1-0 të Vllaznisë kryesuese të kampionatit ndaj Teutës, kategorinë e dytë dhe të tretë, moshat e etj.

Ndërkohë, vemendje do të ketë edhe për lojrat me dorë, sidomos për ecurinë pozitive të Vllaznisë së meshkujve në Ligën “Gjergj Kastrioti”, ku në panel do të jetë trajneri Artan Kalaja.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu