Saturday, December 13, 2025

Gramshi – Vllaznia, kryesfida e javës së 9-të të Superiores femra, luhet të dielën në ”Shtëpinë e Futbollit”. Njihuni me ndeshjet e tjera të kësaj jave

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gramshi – Vllaznia, është kryesfida e javës së 9-të të Kampionatit të Superiores në futboll femra. Takimi në fjalë është programuar të luhet në fushën sportive të ”Shtëpisë së Futbollit” mesditen e së dielës duke filluar nga ora 13:30.

Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka vjen në këtë përballë pas fitores së javës së regjistruar 1-0 ndaj Teutës me golin e shënuar në minutën e 90-të nga kapitenia Megi Doçi. Fitore kjo e shtata radhazi që e mban Vllazninë në krye të tabelës së klasifikimit me 24 pikë, me një ndeshje më pak.

Gramshi, kundërshtari i Vllaznisë në këtë ndeshje mban vendin e dytë me 16 pikë, po aq sa ka edhe Apolonia, e cila këtë javë pret Lushnje, ndeshje kjo e cila luhet të shtunën së bashku me çiftin tjetër Teuta-Kinostudio.

Takimi tjetër i kësaj jave, Atletik Klub Shkodra-Partizani luhet të dielën duke nisur nga ora 14:00.

Kalendari i javës së 9-të të Superiores për vajza

Apolonia – Lushnja, 13 dhjetor, ora 11:00

Teuta – Kinostudio, 13 dhjetor, ora 12:30

Gramshi – Vllaznia, 14 dhjetor, ora 13:30

Atletik Klub – Partizani, 14 dhjetor, ora 14:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img