Sunday, December 14, 2025

“Abissnet Superiore”-Sot, luhen tre ndeshjet e para të javës së 16-të: FK Vora – AF Elbasani, 16:30, Partizani – Flamurtari, 16:30, Teuta – Tirana, 19:30

Lexo

- Reklamë -spot_img

“Abissnet Superiore”, luan sot dy duelet e fundit të javës së 16-të. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, prej orës 16:30 nis dueli i parë Vllaznia-Bylis. Një takim ky me Vllazninë e vendit të katërt me 25 pikë dhe Bylisin e vendit të tetë me 14 pikë.

Tre orë më pas, në 19:30, luhet sfida tjetër, ajo Dinamo City-Egnatia, të cilët i ndajmë dy pikë nga njëra tjetra. Egnatia e dyta në renditje me 28 pikë dhe Dinamo e treta me 26 pikë.

Java e 16-të e Abissnet Superore ka nisur të shtunën me tre takimet e para:  Në orën 16:30 u përballen Vora me Elbasanin, takim ky i luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” dhe që nxori fitues Elbasanin me gilin e shënuar në sekondat e fundit të shtesës së lojës. Partizani arrin të fitojë edhe tre pikë shumë të rëndësishme duke mundur Flamurtarin 2-1, ndërkohë që Teuta-Tirana, e mbyllën në barazim, 1-1 sfidën e luajtur në “Niko Dovana”.

Kalendari i Javës së 16-të Abissnet Superiore

Dje

FK Vora – AF Elbasani, 0-1

Partizani – Flamurtari, 2-1

Teuta – Tirana, 1-1

Sot

Vllaznia – Bylis, ora 16:30

Dinamo City – Egnatia, ora 19:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img