Futsall/ Shqipëria fiton edhe ndeshjen e dytë miqësore, mund Turqinë 4-2

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e futsallit fitoi edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Turqisë me rezultatin 4-2. Kuqezinjtë triumfuan sërish me përmbysje në “Gazanfer Bilge Sports Hall”, falë golave të Arif Limanit, i cili realizoi dy herë, si edhe të Azem Brahimit dhe Artan Jonuzit.

Trajneri Erind Resuli e nisi takimin me këtë formacion titullar: Dzenis Berjasevic, Arbër Shkodra, Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu dhe Arif Limani.

Turqia kaloi e para në avantazh me golin e shënuar nga Edem Kus, por Arif Limani riktheu baraspeshën për Shqipërinë. Azem Brahimi i dha avantazhin kuqezinjve në pjesën e parë, ndërsa Turqia barazoi sërish me Hidri Canaslaner, duke mbyllur 2-2 fraksionin e parë të lojës.

Në pjesën e dytë, Kombëtarja shqiptare dominoi takimin dhe mori avantazhin me golin e dytë personal të Arif Limanit. Artan Jonuzi shënoi golin e katërt, duke vulosur fitoren 4-2 për Shqipërinë.

Dy ndeshjet miqësore ndaj Turqisë shërbyen si një test i rëndësishëm për Kombëtaren e Futsallit, në kuadër të përgatitjeve për turneun paraeliminator të Kupës së Botës 2028. Ky kompeticion do të nisë në muajin prill 2026, ndërsa Shqipëria është pjesë e Grupit E, së bashku me Letoninë, Qipron dhe San Marinon.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – ...

Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34',77',Cereni 85') Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore...
- Advertisement -spot_img