Tre prej dueleve të javës së 17-të të “Abissnet Superiore” do të luhen sot me këtë kalendar: Egnatia – Partizani, Dinamo – Vora, Flamurtari – Teuta.
Dy çiftet e parë nisin në orën 16:30. Egnatia kampione në fuqi dhe e dyta në renditjen aktuale pas Elbasanit kryesues, pret në stadiumin “Arena Egnatia” Partizanin, skuadrën më në formë të javëve të fundit të Superiore.
Në të njëjtën orë luhet edhe takimi tjetër, Dinamo-Vora. Me një Dinamo pjesë të katërshes së parë finaliste dhe Vorës simpatike që këmbëngul të kapë mesin e artë të renditjes.
Shumë i rëndësishëm konsiderohet takimi i orës 19:30, ai që do të luhet në Vlorë, mes skuadrës vendase Flamurtari që lufton t’i largohet “zonës së ftohtë” të klasifikimit dhe durrsakëve me objektiv kapjen e zonës së katërshes finaliste.
Dy takimet e tjerë të javës së 17-të të Abissnet Superiore: Tirana – Vllaznia dhe Bylis – AF Elbasani, janë planifikuar të luhen nesër(e shtunë), që të dy me nisje nga ora 13:30.
Kalendari i Javës së 17-të të Abissnet Superiore
Sot
Egnatia – Partizani, 19.12.2025, ora 16:30
Dinamo City – FK Vora, 19.12.2025, ora 16:30
Flamurtari – Teuta, 19.12.2025, ora 19:30
Nesër
Tirana – Vllaznia, 20.12.2025, ora 13:30
Bylis – AF Elbasani, 20.12.2025, ora 13:30



