EKIPET KOMBËTARE TË VAJZAVE NË AKSION EDHE NË MUAJIN DHJETOR. FOKUSI NË PËRGATITJEN E SKUADRAVE & EVIDENTIMIN E ELEMENTEVE TË REJA

Lexo

- Reklamë -spot_img

Edhe gjatë muajit dhjetor, puna në ekipet kombëtare të vajzave vijon pa ndërprerje, me fokus përgatitjen sa më të mirë dhe evidentimin e elementeve të reja, për të ndërtuar skuadra sa më solide për angazhimet në skenën europiane.

Kombëtarja e vajzave U-19 zhvilloi së fundmi një ndeshje miqësore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ndaj ekipit të parë të Teutës, ku u mposht me rezultatin 0-4. Ky takim i shërbeu stafit teknik, nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, për të testuar disa futbolliste dhe për të vlerësuar nga afër gjendjen dhe potencialin e tyre.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesja rajonale U-14 për vajza zhvilloi një test miqësor ndaj KF Spartakut U-13 për vajza, takim gjatë të cilit spikatën disa elemente premtuese, të cilat do të vijojnë të jenë në vëmendjen e stafit teknik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Nga Fatos LAMAJ – ...

Besa-Oriku 3-0(shënues:Danaj 34',77',Cereni 85') Besa:Abdullahu,Kofi,Abdulai,Neto,Zekolli,Danladi,Marku,Spahiu,Guhacaj,Prengaj,Ruzgis Trajner:Gugash Magani Oriku:Bunkhoev,Buxhelaj,Gjinaj,Deliaj,Zholi,Llojaj,Gjipali,Oliveira,Mezani,Ekoro,Shkreli Trajner:Sherif Idrizaj Gjyqtare:Saed Kazazi,Delin Kasa,Herald Lila Besa ka regjistruar një tjetër fitore në fazën përgatitore...
- Advertisement -spot_img