Wednesday, December 24, 2025

“Vllaznit Ultras” festojnë 20-vjetorin. 20 vite passion, 20 vite besnikëri pa kushte, 20 vite zë që nuk u shua kurrë!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Grupimi i tifozëve kuqeblu “Vllaznit Ultras” feston sot 20 vjetorin e krijimit të tij. 20 vite passion, 20 vite besnikëri pa kushte, 20 vite zë që nuk u shua kurrë, grupi që konsiderohet dhe realisht është mbështetësi kryesor i skuadrës kuqblu duke qënë pranë Vllaznisë, jo vetëm në stadiumin “Loro Boriçi”, por edhe në të gjitha stadiumet e Shqipërisëku luan Vllaznia.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, KF Vllaznia, përcjell urimin emocionues për grupimin e tifozëve, “Vllaznit Ultras”, përmes postimit në fjalë:

20 VJET VLLAZNIT ULTRAS

20 vite pasion.

20 vite besnikëri pa kushte.

20 vite zë që nuk u shua kurrë.

Vllaznit Ultras janë zemra që rreh në tribunë, zëri që nuk hesht në ditë të vështira dhe forca që e shtyn ekipin përpara në çdo betejë.

Nga brezi në brez, nga fitoret te sfidat – gjithmonë pranë Vllaznisë.

Respekt për historinë tuaj.

Mirënjohje për përkushtimin.

Krenari për ngjyrat kuq e blu.

Vllaznia është më shumë se klub – është identitet.

Gëzuar 20-vjetorin, Vllaznit Ultras!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img