Tuesday, December 23, 2025

ABISSNET SUPERIORE/ TRAJNERËT E EKIPEVE KOMBËTARE PËRZGJEDHIN FORMACIONIN DHE TRAJNERIN MË TË MIRË TË JAVËS SË 17-TË

Lexo

- Reklamë -spot_img

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të të “Abissnet Superiore”, sipas skemës 1-4-2-3-1.

Në portë është gardiani i Tiranës, Angjelo Tafas.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Lorenc Trashi (Flamurtari), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Camara Aboubacar (Bylis).

Para repartit të prapavijës janë pozicionuar Albano Aleksi (Egnatia) dhe Ermal Meta (Tirana).

Muço Boçi i Teutës, Dejvi Bregu i Dinamo City dhe Lirim Kastrati i Vllaznisë mbështesin në sulm futbollistin e Bylisit, Ibrahim Mustapha.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Egnatias, Edlir Tetova.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img