Tuesday, December 23, 2025

Futboll Femra-Vllaznia U17 mund Kinostudion 7-0 dhe bashkëkryeson kampionatin me Partizanin me 9 pikë të plota

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia U17-Kinostudio U17  7-0

(Shënues: Ecrin Ileri(3), Megi Faslia(2), Egla Hoxha, Imelda Ara)

Formacioni i Vllaznisë U17: Ambra Reshiti, Imelda Ara, Megi Faslia, Eglisa Hardhija, Egla Hoxha, Drilona Mataj, Jylisa Kolekaj, Françeska Hila, Ecrin Ileri, Desara Lorja, Besarda Guri(U aktivizuan: Eriana Haxhiraj, Keida Hasaj). Trajnere: Paula Jaku

Kampionati Kombëtar i futbollit për femra, për kategorinë e moshës U-17 ka luajtur ndeshjet e javës së tretë. Vllaznia e drejtuar nga trajnerja Paula Jaku, e cila gjatë javës së kaluar ishte në një kurs kualifikimi për trajnimin e futbollit femra në Holandë, ka pritur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ekipin e Kinostudios.

Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga nga ekipi kuqeblu, me 4 gola në pjesën e parë dhe 3 në të dytën, e ka mbyllur të gjithë ndeshjen me fitore me rezultatin e thellë 7 me 0.

Serinë e golave për skuadrën kuqeblu e ka hapur Ileri Ecrin në minutën e 21-të. Pas dy minutash, është po kjo futbolliste që shënon edhe golin e dytë, ndërkohë që katër minuta nga i dyti vjen edhe gola i tretë personal për turken e Vllaznisë Ileri Ecrin.

Kur skuadrat po bëheshin gati të shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, është Egla Hoxha që shënon golin e katërt për Vllazninë duke e mbyllur pjesën e parë 4-0 në favor të Vllaznisë.

Pas kthimit në fushën e lojës, Kinostudio e drejtuar nga trajnerja Eda Palaj, jep disa shkëndija në kërkim të shënimit, të paktën të një goli, por nga ana tjetër është Vllaznia, e cila jo vetëm që nuk lejon prekjen e rrjetes, por arrin të shënojë edhe tre gola të tjerë në portën kundërshtare.

Në këtë pjesë loje, në skenë del Megi Faslia, e cila me dy golat e saj, 58’, 76’, e thellon avantazhin kuqeblu në 6-0.

Katër minuta nga fundi i krejt ndeshjes është Imelda Ara që shënon golin e shtatë për Vllazninë duke vulosur rezultatin përfundimtar, 7 me 0 në favor të Vllaznisë.

Fitore kjo, e treta radhazi, duke bërë që pas javës së tretë Vllaznia të kryesojë Kampionatin Kombëtar për Kategorinë U17 me 9-të pikë, po aq sa ka edhe Partizani.

Me humbjen e pësuar në Shkodër, Kinostudio ka mbetur në kuotën e 4 pikëve duke ndarë vendin e tretë dhe të katërt me Teutën e Durrësit.

Në vend të pestë është Egnatia me 2 pikë dhe mbyll renditjen Vora me 0 pikë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img