Tuesday, December 23, 2025

Kategoria e Parë- Ndeshja e prapambetur, Korabi-Burreli, luhet sot, prej orës 13:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sfida Korabi-Burreli ishte programuar për tu zhvilluar ditën e shtunë, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe kjo përballje u anulua.

Shkak për këtë u bënë kushtet atmosferike,me mjegullën që kishte pushtuar stadiumin “Korabi”,duke e bërë të pamundur zhvillimin e këtij takimi.

E në këto kushte u pa e arsyeshme që kjo sfidë të luhej në një moment tjetër.

Kështu tashmë ekipet do të zbresin në fushë sot për të bërë mes tyre llogaritë e tre pikëve,sfidë kjo e parashikuar të nis në orën 13:00.

Siç dihet aktualisht Korabi pas 16 javësh ka grumbulluar vetëm 20 pikë,ndërkohë po kaq pikë ka dhe Burreli dhe dueli mes tyre është direkt për tju larguar zonës së ftohtë të renditjes.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img