Wednesday, December 24, 2025

Fitorja në transfertë me Teutën e shpall kampion i dimrit, por tekniku rrogozhinas Tetova nuk është i kënaqur me lojën e skuadrës së tij

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, pas ndeshjes, Teuta-Egnatia  0-1

“Tension. Sot, për pjesën e parë ishte tension. Pas ndeshjes me Tiranën, kjo është ndeshje e dobët. Nuk është sinjal i madh, por problematika për futbollin që unë kërkoj. Merrnim topin, e dorëzonim dhe kapeshim në tranzicion.

Dy sulmuesit, 10 dhe sulmuesin kryesor, i kishin afër me njëri-tjetin. Po i kërkoja mbrojtjes dhe portierit, ta luanin lojën me një takim. Ato duke qenë afër ngjisnin linjën duke bërë presion. Siç e patë, rrezikuam tri herë nga krahu i djathtë, humbëm topin dhe rrezikuam të merrnim gol.

Sa i përket pjesës së dytë, dyshja, si numri 6 dhe Votlai, u ngjitën afër te dy mbrojtësit e Teutës. Markuam lojtarët e mesfushës, për të krijuar tranzicionin me një lojtar uinger siç është Selmani.

Unë i stërvis të gjithë lojtarët njësoj, e kanë të qartë çfarë do bëjnë. Sot një ndeshje e dobët. Përderisa sillemi në stërvitje njësoj, shpresoj të jetë vetëm sot. Lojtarët gjatë kohës në stërvitje, i punojnë shumë mirë skemat.

Xhemajli? Jo nuk besoj që do jetë e fundit në Superkupë. Do jetë me neve. Deri në fund të merkatos nuk e di, sytë janë për disa lojtarë. Nëse do prekim, do bëhet e vështirë. Problematikat për lojtarë që nuk i mbajmë dot, janë gjëra të klubit”, u shpreh Edlir Tetova për “RTSH”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img