Thursday, December 25, 2025

Ceremoni-KF Vllaznia vlerëson Ardit Krymin: 300 ndeshje në kampionat me fanellën për Ardit Krymin. 300 ndeshje të mbushura plot emocione, sakrifica e pasion për të përfaqësuar denjësisht skuadrën e zemrës- Vllazninë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndeshja ndaj Flamurtarirt për javën e 18-të të Abissnet Superiore, ishte e 300-ta për mesfushorin Ardit Krymi. Me këtë rast, Para ndeshjes, Vllaznia-Flamurtari, klubi kuqeblu organizoi një ceremoni, ku përmes drejtorit sportiv Vioresin Sinani, i dorëzoi Krymit fanelën e personalizuar me shifrën 300-të që simbolizon zhvillimin e ndeshjeve që mesfushori shkatërrues ka zhv illuar me Vllazninë.

“300 ndeshje në kampionat me fanellën për Ardit Krymin. 300 ndeshje të mbushura plot emocione, sakrifica e pasion për të përfaqësuar denjësisht skuadrën e zemrës- Vllazninë.”, shkruan KF Vllaznia, në postimin zyrtar.

Ndërkohë, vetë Ardit Krymi, shprehet i kënaqur me vlerësimin në fjalë, teksa, shkruan: “Jam i lumtur dhe krenar për këtë moment. 300 ndeshje me fanellën e Vllaznisë nuk janë thjesht numra, por vite pune, sakrifice dhe dashurie për këto ngjyra. Faleminderit klubit @kfvllaznia dhe cdo tifozi per mbeshtetjen qe me keni dhane gjithmone. Ky rrugëtim vazhdon ” 

Karriera sportive e Ardit Krymit ka nisur me Akademinë e Futbollit Vllaznia, ku pa arritur rezultate pozitive duke u shpallur kampion ne disa grupmosha. Debutimin e parë me ekipin e pare të Vllaznsë e bën në moshen 18-vjeçare përballë ekipit të Flamurtarit, ku për koinçidencë, edhe ndeshjen e 300-të e luan përballë kësaj skuadre.

Në 11-të sezone aktivizimi me Vllazninë, 29 vjeçari Ardit Krymi ka fituar dy Kupa Shqipërie në sezonet 2021 dhe 2022 , si dhe dy herë të tjera nënkampion i Shqiperise në sezonet 2021 dhe 2025, ndërkohë që ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me shënimin 11-të golave.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img