Finalja e Superkupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo City, takim që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” duke filluar nga ora 19:0 0, pritet të sjellë emocione dhe spektakël.
Egnatia kampione në fuqi e Shqipërisë dhe Dinamo fituese e Kupës së Shqipërisë, dy skuadra që kanë spikatur në sezonin aktual dhe në atë të kaluar do të zbresin në fushë me objektivin për të fituar trofeun dhe për ta përmbyllur vitin futbollistik me sukses.
Superkupa, e cila mbyll aktivitetin futbollistik të vitit 2025 nuk është thjesht një ndeshje finale, por një përballje prestigji dhe krenarie për të dy klubet.



