Saturday, January 17, 2026

Pësoi një goditje në gjoks gjatë një përplasje të forte, sulmuesi i Fiorentinës, Roberto Piccoli, alarmon të dy ekipet. Ndërhyrja e stafit mjekësor, eviton rrezikun

Lexo

- Reklamë -spot_img

Momente frike në stadiumin Tardini të Parmës gjatë kohës shtesë në ndeshjen midis skuadrës emiliane dhe Fiorentinës. Sulmuesi i violëve, Roberto Piccoli, pësoi një goditje në gjoks në një përplasje të fortë dhe mbeti për disa minuta i shtrirë. Menjëherë, pati një shqetësim të madh midis shokëve të ekipit dhe kundërshtarëve, si dhe në tribuna, ku ra heshtja.

Stafi mjekësor i Fiorentinës ndërhyri menjëherë, i ndjekur nga ata të Parmës. Për fat të mirë, Piccoli u ngrit dhe doli nga fusha. Lojtari u largua nga fusha nën duartrokitjet e të gjithë stadiumit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img