Vllaznia Futsal-Kotor 2-1(Shënues: Semir Gokaj, Ari Djepaxhia)
Vllaznia e futsales, e nis me fitore turin e dytë të Turneut Ndërkombëtar “Ulqini Open 2026”, teksa që në sfidën e parë të këtij turi, ka triumfuar ndaj skudrës kundërshtare, Kotor.
Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Marshall Tito” të Ulqinit ka prezantuar një Vllazni kompakte në pjesën e parë, ku në 20-të minutat e këtij fraksioni, kuqeblutë organizuan sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës kundërshtare, derisa gjuajtja potente e Semir Gokajt përfundoi në rrjetën e portës ulqinake të Kotorit,
Krahas golit të Vllaznisë me autor Gokajn, të dyja skuadrat patën edhe raste të tjera shënimi, por pjesa e parë nuk kishte më gol në vazhdim duke u mbyllur 1 me 0 për kuqeblutë.
Pjesa e dytë ishte edhe më e luftuar dhe me faza shumë interesante, kjo edhe për meritë të ekipit të Kotorit, i cili duke u deklaruar që në nisje të turneut si një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut, jo vetëm që barazoi rezultatin në 1 me 1, por pati entuziasëm edhe për fitoren e krejt ndeshjes.
Por, nga ana tjetër është një Vllazni, edhe ajo e vendosur për ta fituar ndeshjen dhe për të ecur më tej me pretendime të qarta për titull.
Dhe, kësaj lufte, që hera heres u shndërrua në spektakël, i jep drejtim ish futbollisti i njohur i Vllaznisë, Ari Djepaxhia, i cili po lë gjurmë konkrete edhe në disiplinën e futsales. Pas një askioni model të kuqebluve, vjen perla e Djepaxhisë që tund rrjetën e Kotorit duke vulosur rezultatin 2 me 1 në favor të Vllaznisë.
Fitorja e mbrëmjes së sotme, e para në turin e dytë, është një hap pozitiv për Vllazninë në rrugën e kualifikimit për në turin e tjetër të Turneut Ndërkombëtar “Ulqini Open 2026”, gjë e cila pritet të vendoset përfundimisht në ndeshjen e dytë të grupit, të cilën do ta luajë pas dy ditësh përballë Krajës, edhe kjo ndër skuadrat më të forta të turnet, që me të drejtë është kampiona në fuqi e këtij turneu..
Gaspër MARKU



