Bylis-Vllaznia, është çifti çerekfinal i Kupës së Shqipërisë edicioni 2025/2026.. Ky është verdikti i shortit të hedhur në këto momente në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit me praninë e përfaqësuesve të tetë klubeve të kualifikuara në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit.
Skuadrat pjesëmarrëse kanë qënë të ndara në dy vazo. Në vazon 1: Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo ndërsa në vazon 2: Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.
Kjo fazë do të zhvillohet me sistem vajtje ardhje,me ndeshjet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të Vazos 2.
Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars,duke premtuar përballje interesante dhe spektakolare.
Çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë
Teuta – Egnatia
Tirana – Dinamo City
AF Elbasani – Partizani
Bylis – Vllaznia



