Saturday, January 31, 2026

Merkato-KF Shiroka nuk ndalet, firmos edhe me Gabriel Rrokun. Mbrojtësi shtalartë që më herët ka qënë ishte pjesë e Vllaznisë, Burrelit dhe Mitrovicës në Kosovë, konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për Shirokën

Lexo

- Reklamë -spot_img

KF Shiroka nuk din të ndalet. Pasi ka realizuar me sukses një sërë trasnfertash në ditët e merkatos dimërore, përfshirë edhe afrimin e partnerit të ri të klubit, zotit Safedin Beqaj, me origjinë nga Tuzi dhe banues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ka firmosur edhe me mbrojtësin shtatlartë Gabriel Rroku.

Futbollisti në fjalë i dalë nga Akademia e Futbollit Vllaaznia, madje duke qënë pjesë e ekipit të parë, për hapësira më të shumta në fushën e lojës kaloi një përvojë pozitive me Burrelin në Kategorinë e Parë dhe më aps edhe me Mitrovicën në Kosovë.

Ardhja e Rrokut tek Shiroka konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm i cili pritet të japë kontributin e tij në realizimin e objektivave të Shirokës për kalimin në Kategorinë e Parë.

Prezantimin e Gabriel Rrokut në gjirin e KF Shirokës, e ka bërë menaxheri i njohur i këtij klubi, Ervis Domnori.

Njoftimi zyrtar i KF Shiroka  

“Mirësevjen Gabriel Rroku! Rroku do të jetë lojtari ynë më i ri.

Ai ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër”, ka shkruar klubi. 21-vjeçari siç dihet është një lojtar i dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa ka luajtur me grupmoshat e shkodranëve, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Burrelit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img