Saturday, January 31, 2026

Kategoria e Parë-Skënderbeu, “hakmerret” ndaj krutanëve. I mund 2-1 dhe thellon në plus 8-të diferencen me ndjekësit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Skënderbeu-Kastrioti 2-1

Shënues: (Gjini 51’, Beshiraj 88’/Xhixho’ 90+2’)

Kartonë të verdhë:Janaqi 35,Çuçka 59,Shaqe 61,Dervishaj 81/Hodo 16,Kapllani 31,Kacbufi 46

Skënderbeu:Dervishaj,Vangjeli,Gift,Ramos,Shaqe(Zenullari 90+4),Janaqi,Salim,Gjumsi(Emanuel 80),Gjini(Nasr 62),Çuçka(Beshiraj 62),Gjata(Tajo 62) Trajner: Ernest Gjoka

Kastrioti:Puja,Hasa,Tomas,Kacbufi,Gjinollari,Hodo,Kasmollari,Moses(Xhixho 73),Hoxha,Kapllani(Meça 86),Idris(Meçja 54) Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtarë: Laver Alla,Dionis Mile(Lushnje),Nuri Rrapaj(Patos),Erald Demiraj(Pogradec) Delegat:Astrit Maçi(Tiranë) Vëzhgues:Denis Agaraj(Tiranë)

Skënderbeu u hakmor ndaj Kastriotit për humbjen e parë të shkaktuar në ndeshjen e fazës së kaluar në Fushë Krujë.

Skënderbeu triumfoi 2-1 në fushën e vet përballë Kastriotit,në duelin e javës së 20-të në Kategorinë e Parë.

Ndeshja nisi e luftuar dhe me tension ku trajneri i krutanëve Ramadan Ndreu në një moment u përplas me sulmuesin e Skënderbeut Gjumsi. Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura,ndërsa e dyta nisi me një supergol.

Në minutën e 51-të Gjini i dha avantazhin Skënderbeut duke shënuar me roveshatë.

Pas këtij goli bardhekuqtë morën kontrollin e lojës ndërsa miqtë u hodhën në kërkim të barazimit.

Në minutën e 88-të Mario Beshiraj realizoi golin e dytë me kundërsulm,pas asistit të mar nga Saleh Nasr,duke sjellë debutim me gol për ish sulmuesin e Teutës i cili firmosi me Skënderbeun pak ditë më parë.

Në minutën e 92-të ishi i kësaj sfide Skerdi Xhixho ngushtoi diferencat,duke shënuar golin e parë dhe të vetëm për miqtë,por kishte vetëm vlerë statistikore.

Fitore kjo që konsolidon kryesimin e korçarëve në krye të renditjes duke shkuar në plus 8 pikë nga ndjekësi më i afërt, që është Laçi me një ndeshje më pak.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img