Saturday, January 31, 2026

(Video)Kategoria e Dytë-Fitojnë Besëlidhja, Luzi 2008, Veleçiku, Erzeni. Lezhjanët thellojnë diferencën në krye, +3 ndaj Sopotit, i cili barazoi 3-3 me Tërbunin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e 12-të e Kategorisë së Dytë, ndeshjet e së cilës u luajtën pasditen e sotme ka evidentuar sërishmi Besëlidhjen si ekipin solid të grupit A.

Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Elvis Plori e mbyllën fazën e parë në vendin e parë me një pikë më shumë sesa Sopoti dhe tre nga Shiroka.

Ndërkohë, java e 12-të, e para për fazën e dytë rezultoi pozitive për Besëlidhjen, e cila me fitoren e pastër 3-0 ndaj Basanias shkoi në kuotën e 29 pikëve dhe duke përfituar nga barazimi 3 me 3 i Sopotit të Librazhdit në transfertën pukjane shkëputen në +3.

Një tjetër rival për vendin e parë, KF Shiroka është mundur në transfertë nga Luzi 2008 me shifrat 3-1 duke shkëputur në 6 pikë nga kreu.

Pozitive kjo javë për Erzenin, i cili duke mundur Gramshin në transfertë 0-2, ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë.

I pesti në renditje është Luzi 2008, që pas fitores së sotme nga Shirokës 3-1 ngjitet në kuotën e 15 pikëve.

Naftëtari që ishte puhsim këtë ka mbetur në vendin e gjashtë me 13 pikë, një më shumë sesa Tërbuni që barazoi sot 3-3 me Sopotin.

Sinjale pozitive në këtë fillim faze për Veleçikun i cili duke mundur 5-0 Adriatikun barazohet me pikë me Tërbunin.

Me humbjet pësuara sot, Gramshi dhe Basania mbesin në vendin e 9-të dhe të 10-të me nga 8 dhe 7 pikë.

Në fund, në vendin e 11-të  është Adriatiku 2012, i cili ka vetëm një pikë , ndërkohë me 0 pikë vazhdon të figurojë Valbona, e tërhequr tërësisht nga aktiviteti.

Rezultatet e javës së 12-të të Kategorisë së Dytë

VELEÇIKU 5-0 ADRIATIKU 

17′(p), 23′, 29′ Gjini, 68′ Smakaj, 81′ Zaraj

LUZI 2008 3-1 SHIROKA

62′, 90′ Ebube Kristian, 90′ Bami – 72′ Ogungbire

BESËLIDHJA 3-0 BASANIA

15′(p) Raboshta, 38′ Gurbanov, 86′ Danaj

TËRBUNI 3-3 SOPOTI 

3′ Karaj, 27′ Hasaj, 90′ Zere – 45′ Ben Ahmad, 68′ Myslimi, 75′(p) Zere

GRAMSHI 0–2 ERZENI 

35′ Çilambo Kortes, 69′ Zaimaj

Naftëtari pushim

(Video) Pamje nga ndeshja Besëlidhja-Basania 3-0 dhe prononcimi i trajnerit të lezhjanëve Elvis Plori

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img