Partizani-Vllaznia 51-102(10-24, 11-35, 18-28, 12-15)
Vllaznia e basketbollit meshkuj nuk din të ndalet. Një paraqitje e shkëlqyer e skuadrës së drejtuar nga Eni Llazani dhe kolegët e tij Antonio Shabani dhe Roni Gjeçaj ka bërë që në këtë fillim viti të 2026-tës, kuqeblutë të realizojnë plot shtatë fitore radhazi.
E fundit është ajo e realizuar në Tiranë ku në kuadrin e javës së 14-të të Superligës së Basketit Meshkuj, Vllaznia shkatërroi Partizanin duke e mundur thellësisht me rezultatin 51-102.
Një diferencë kjo bindëse prej 51 pikësh, çka tregon se kuaqeblutë nuk e kanë vënë për asnjë çast në diskutim fitoren.
Ndeshja e lujtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit, nisi mjaft mirë për djemtë kuqeblu, të cilët që në pesëminutëshin e parë të periodës së parë nisëm shkëputjen, e cila në mbyllje të dhjetëminutëshit të parë shifrat janë 10 me 24 për Vllazninë.
Ajo që vendosi përfundimisht diferencën e Vllaznisë në këtë ndeshje ishte perioda e dytë, e cila mbyllet me shifrat 11-35 po në favor të kuqebluve duke bërë që 20 minutëshi i pjesës së parë të mbyllet me plus 38 pikë diferencë, me avantazhin 21-59.
Edhe pas pushimit mes dy pjesëve, Vllaznia vijon të dominojë në fushën e lojës , ku pas fitimit të periodës së tretë 18-28 e çon avatzhin në 39-87.
Ndërkohë që gjatë pjesës së dytë, edhe pse tekniku Llazani i jep shumë minuta aktivizimi elementit të ri, avantazhi vijon të thellohet edhe më shumë në favor të Vllaznisë.
Në këtë mënyrë, duke e fituar edhe periodën e katërt 12 me 15, e gjithë ndeshja mbyllet në favorin e Vllaznisë me shiftat e thella 51 me 102 duke fiksuar një diferencë prej 51 pikësh plus.
Fitorja në fjalë e ngjitë Vllazninë në vendin e dytë të klasifikimit pas Besëlidhjes kryesuese, por për ta mbajtur këtë pozicioin duhet kaluar me sukses edhe sfida tjetër shumë e rëndësishme e kësaj fundjave, ku në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës do të jetë mysafir ekipi bardheblu i Tiranës, i cili drejtohet nga trajneri i kombatares, Erkan Karaj.
(Video) Ndeshja e javës së 14-të të Superligës së basketbollit meshkuj, Partizani-Vllaznia, 51-102



