Monday, February 9, 2026

Spektakël në Elbasani-Teuta. Verdheblutë përmbysin durrsakët, nga 0-1 në 2-1 dhe janë përkohësisht të dytët me 3 pikë larg Vllaznisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Elbasani u rikthye te fitorja në kampionat pasi mposhti Teutën me rezultatin 2-1 me përmbysje,në ndeshjen e javës së 23-të në “Abisnet Superiore”.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola e dyta ishte një tjetër histori.

Teuta kaloi e para në avantazh,me një supergol të shënuar nga Vagner në minutën e 69-të.

Reagimi i vendasve ishte i shpejtë teksa Insa Boje i futur nga stoli,barazoi fillimisht shifrat në minutën e 74-të,në ndeshjen e tij debutuese.

Për ta bërë edhe më të bukur debutimin,ai shënoi edhe golin e përmbysjes një minutë më vonë.

Këtë avantazh Elbasani e ruajti deri në fund për të mar tre pikë të rëndësishme.

Verdheblutë ngjiten në vendin e dytë me 42 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e gjashtë me 27 pikë të grumbulluara.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img