Monday, February 9, 2026

Nuk mbajti avantazhin, u mud nga Partizani me dy gola në fund të ndeshjes, Mirel Josa: Nuk ruajtëm qetësinë në fundin e takimit!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i teknikut të Bylisit Mirel Josa, pas ndeshjes, Bylis-Partizani 1-2

“Nuk flas për mendjemadhësi. Nuk është. Problemi është si të menaxhojmë më mirë lojën, kur kemi topin në zotërim, ishim në avantazh, nuk bëmë diçka të rrezikonim Partizanin. Patëm momente, kur duhet të qetësonim lojën në mesfushë. Mos luanim me një takim. Duhet t’u jepnim kohë sulmuesve, që të godisnin Partizanin. Normal që ishim futur mbrapa, kur pësuam golin e parë, na detyroi Partizani. Nuk kishte pse të humbnim markimin e lojtarëve. Ky është problemi.

Koxhi normalisht, meqë po dalim te dëmtimet, bëmë dy të detyrueshme. Pati shqetësim. Thamë të mos e rrezikojmë, do fusim një forcë më të freskët. Ne humbëm pak me lëvizjen e Davidit, por ishte i ngarkuar me karton dhe kishim frikën e kartonit të kuq. Të mos mbetemi në inferioritet numerik.

Unë thashë, duhet të kishim më tepër qetësi, kur topi shkonte në mesfushë. T’u jepnim mundësi sulmuesve, të merrnin pozicione të volitshme. Kemi humbur topin në mënyrë imediate, 3-4 herë më mesfushë”, u shpreh Josa për “RTSH”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img