Prej disa ditësh në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar transmetohen gara nga Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026. Janë dhënë medaljet e para, por tashmë po afron koha që sportistët që përfaqësojnë Shqipërinë të zbresin në pistë.

Skuadra shqiptare përfaqësohet me 4 sportistë në këtë eveniment. Skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.
I pari që do të garojë do të jetë Denni Xhepa që më 11 shkurt do të marrë pjesë në disiplinën Super G. Më 14 shkurt Xhepa do të garojë në slalom gjigant, ndërsa 16 shkurt në slalom.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti në slalom gjigant, ndërsa më 18 shkurt në slalom do të garojnë të 3 vajzat që përfaqësojnë Shqipërinë.
Më poshtë kalendari i plotë i garave të sportistëve shqiptarë në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026.



