Tuesday, February 10, 2026

Sot, dy duelet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë: Bylis-Vllaznia, 13:30 “Adush Muçaj”, Teuta-Egnatia, 16:30 “Niko Dovana”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sot dhe nesër do të luhen ndeshjet e para çerekfinale.të Kupës së Shqipërisë, 2025-2026. Sipas sektorit të garave në FSHF, dy takime janë progranuar: Bylis-Vllaznia, Teuta-Egnatia, luhen sot, ndërkohë që nesër ballafaqohen Tirana-Dinamo dhe AF Elbasani-Partizani.

Sfida e parë nis prej orës 13:30, në stadiumin “Adush Muçaj”, me Bylisin vendas dhe Vllazninë mysafire, ku ballshiotët edhe pse janë në pozita të vështira në kampionat, do të tentojnë surprizën. Në anën tjetër, kuqeblutë e Vllaznisë vijnë në një moment mjaft pozitiv, duke numëruar shtatë fitore radhazi mes kupës dhe kampionat.

Ballafaqimi i dytë i ditës së sotme për Kupën e Shqipërisë luhet në orën 16:30, me Teutën që pret Egnatian në stadiumin “Niko Dovana”. Një duel i fortë, ku të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Teuta vjen në këtë sfidë pas një periudhe jo shumë të mirë, ndërsa Egnatia u rikthye te fitorja në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Flamurtarit.

Kupa e Shqipërisë vijon nesër me dy ndeshjet e tjera çerekfinale. Në orën 13:30, Tirana do të përballet me Dinamo City në stadiumin “Selman Stërmasi”. Pas barazimit në kampionat, skuadrat vijnë në këtë sfidë me synimin për të marrë maksimumin dhe për të tentuar fitoren.

Emocionet e ndeshjeve të para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të mbyllen në stadiumin “Elbasan Arena”. AF Elbasani do të presë Partizanin, me ndeshjen e programuar të nisë në orën 16:30. Pritet një përballje spektakolare, ku të dyja ekipet synojnë një rezultat pozitiv për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Kalendari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë

Sot

Bylis-Vllaznia, 13:30

Teuta-Egnatia, 16:30

Nesër

Tirana-Dinamo City, 13:30

AF Elbasani-Partizani, 16:30

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img