Ballina Futboll Fitoi në transfertë me Bylisin çerekfinalen e parë të Kupës, Martini: Rrezikova...

Fitoi në transfertë me Bylisin çerekfinalen e parë të Kupës, Martini: Rrezikova shumë duke lënë 6 titullarë në Shkodër, fitore qetësie në pragndeshjen me Elbasanin

Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Edi Martini, pas ndeshjes, Bylis-Vllaznia 0-1

“Ne faktikisht jemi për të dy trofetë në valle, rrezikova shumë duke lënë 6 vetë në Shkodër pa i marrë këtu, por kisha besim te pjesa tjetër e skuadrës që do përgjigjej me lojtarët që nuk kanë minuta, përfituam dhe i dhamë minuta. E dinim që kishte ndeshje kthimi, mund të pranonim edhe barazim apo humbje minimale se për ne e rëndësishme është e diela. Djemtë bënë mirë, kanë nevojë për minuta sidomos Kuros e Dros, me këtë të fundit që erdhi pas 3 muajsh dëmtim. Edhe të rinjtë që u futën e Bismark i cili dha shenja të mira. Nuk humbëm shumë energji, jam i kënaqur se për ndeshjen e kthimit është një rezultat që të bën të mos e mendosh shumë ndeshjen e dytë por të fokusohesh te kampionati.

Aty ku kishim probleme në fillimin e pjesës së parë ishte se Kastrati e Hakaj po rrinin shumë poshtë, duke mos bërë presing te mbrojtësit e krahëve dhe ata shfrytëzuan topin pas shpinës, penalltia për fat ishte pozicion jashtë loje. I lëshuam terrenin kundërshtarit, dy qendrat kishin detyrë të kapnin topat pas shpine, por e theksoj që duhet të mos mbajmë topin e  luajmë më shpejt. Humbëm shumë gjëra, gjithsecili duhet të mësojë nga gabimet, se kur përsëritën bëhen të patolerueshme. Të dy 6-at kishin lojtarët e tyre që nuk ishin për markim një për një, topat që na hynë në qendër na vunë në vështirësi. Por për fat edhe Gjini, Bajrami e Çelikoviç, ishin mirë, por lamë hapësira pas shpine ku u ndëshkuam në pjesën e parë. U rregulluam, dolëm me katërt, administruam lojën, kërkuam të mos harxhojmë energji e mbajmë rezultatin.

Ne kemi luajtur edhe me Teutën, edhe një pjesë loje në ndeshje direkte me 4-3-3 dhe një nga arsyet e kthimit është Dodaj. E dimë që është shumë efikas në anën e majtë, ai luan edhe sulmuesin se kemi luajtur edhe në Europë me të. Por e dimë që më e mira e tij është majtas, por duhet të përshtatet edhe ai me lojën tonë. Gjë që e bën, por kur nuk është pozicioni natyral, nuk e bën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Unë për fat të mirë timin nuk kam vetëm lojtarë të mirë, pro edhe djem të mirë, e kuptojnë objektivin dhe atë që kemi ndërtuar në këtë sezon, në varësi të formës së lojtarëve mund të ndryshoj skemën. Por gjithmonë do të shoh fillimisht si është gjendja aktuale e secilit. Nëse mendoj se gjendja e njërit është më mirë se e dikujt me sistem tjetër, do ndryshoj. Por kam mundësinë të bëj ndryshimin në mbrojtje me 4 pa zëvendësim. Por jemi duke u rritur, ata që kanë pasur më pak minuta janë duke u rritur, shpresoj që Kuros e Dros të na ndihmojnë. Shpresojmë që të rritet edhe gjendja e të tjerëve që gjendja e fundit të kampionatit të na gjejë në formë sa më të mirë. Por jemi ende në gjysmë të rrugës.

Jak i kënaqur për angazhimin, nuk pres që një lojtar që nuk ka luajtur të bëjë namin, të hyjë në fushë e bëjë gjë të madhe. Jam shumë i kënaqur me Salën, me Edonin që hyri në pjesën të dytë. Ara që ka marrë më pak minuta, është djalë i ri, duhet t’i japim minuta që ta fitojmë. Pusi është lojtar i konfirmuar, na jep siguri kur e futim, është i gatshëm gjithmonë. Por jam i kënaqur, e di që kanë nevojë për më shumë minuta e kujdes, por duhet që gjithsecili të jetë i gatshëm në momentin që ekipi ka nevojë për ta”, tha Martini për RTSH pas ndeshjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu