Ballina Futboll Humbi çerekfinalen e Kupës, 0-1 në shtëpi me Vllazninë: “Nuk mendoj për...

Humbi çerekfinalen e Kupës, 0-1 në shtëpi me Vllazninë: “Nuk mendoj për ndeshjen e kthimit, të shtunën kemi një ndeshje shumë determinante në Durrës. Nuk mendoj aspak për Kupën”

Prononcimi i trajnerit të Bylisit Mirel Josa foli pas ndeshjes, Bylis-Vllazni 0-1

“Nuk mund ta them test, ne sot duke pasur parasysh se nuk ishte ndeshje testi. Ishte ndeshje Kupe ku duam të shikojmë gjendjen e lojtarëve dhe çfarë mund të bëjnë në pozicione të ndryshme, që ne pretendojmë i kemi marrë.

Nëse do t’i kapim rastet e veçante, jam shumë dakord që dy mesfushorët e qendrës e bënë mirë detyrën. Nuk është problemi se Vllaznia na vertikalizoi me topat e gjatë. Mund të kishte, siç luajnë skuadrat me 3 mbrapa dhe kanë pika referimi dy sulmuesit, por nuk patëm rrezikshmëri në këtë drejtim. Ne kishim vetëm rrezikshmëri nga krahu, aty ishte problem vetëm qendërmbrojtësi. Duhet të kishte marr pozicion, nuk ishte as top i lirë. Ekzekutoi topin me një takim Vllazninë. Aty duhet të kemi parasysh zonën. Nuk mund të them cili ishte dhe jo se e patë vetë, në momentin që lojtari kontrollon topin në atë moment, nuk kemi pse ndërhyjmë se gabimi është bërë më përpara.

E vështirësoi Vllaznia me bllokun e mesëm. Ne duhet të luanim më shpejt, jo të vertikalizonim shumë. Dhe presioni në qendrën e mesfushës ishte që luanim me Davidin dhe maqedonasin, Ofori kishte dalë nga loja. Duhet të kishim më shumë mbështetje nga krahët dhe këto të dy lojtarë të bënin kontrollin e lojës, jo të vertikalizonin. Nëse do kishim mundësinë të dilnim me Kamara nga ai krah. Në krahun tjetër nuk i kishim shumë mundësitë sepse djali në krahun e majtë të mbrojtjes nuk është nga ata që mund të shkojë më përpara. I dhamë mundësinë portugezit, që të luante. Lëvizsshmëria, gjetja e situatave sa u përket kur luajmë në qendër, me bllokun e Vllaznisë u bë shumë e vështirë.

Të them të drejtën, nga persona të veçantë jam i kënaqur. Sot bëmë dhe një rifreskim, për të parë çfarë mund të japin lojtarët që kemi marrë. Nuk jam i shqetësuar, kam nxjerr konkluzionet e mia. Duhet të kemi parasysh, lojtarët që na bëjnë punën më mirë do vazhdojnë të luajnë. Do t’i përshtatem sistemit, nuk mund të detyroj lojtarët të luajnë në pozicion tjetër. Ne jemi të detyruar t’i marrim lojtarëve më të mirën në pozicionet e tyre.

Shumë e vështirë, vjen një Vllazni që kishte problemet e vetat. Shumë titullarë nuk i luajtën, nuk mendoj për ndeshjen në kthim me Vllazninë duke pasur parasysh që të shtunën kemi një ndeshje shumë determinante në Durrës. Nuk mendoj aspak për Kupën”, u shpreh Josa për “RTSH”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu