Ditën e sotme do të luhen dy ndeshje të tjera mjaft të luftuara dhe spektakolare. Dy çerekfinalet e tjera të Kupës së Shqipërisë do të marin skenën, me të dyja sfidat që do të luhen në dy orare të ndryshme.
Spektakli dhe emocionet do të startojnë me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos,takim që do të nis në orën 13:30 dhe do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Të dyja ekipet e dëshirojnë dhe kan si objektiv kupën,ndaj dhe pritet luftë e ashpër sportive mes tyre në fushën e lojës.
Më pas gjithçka do të vazhdoi me supersfidën Elbasani-Partizani, duel që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Turi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë nisi ditën e djeshme me dy sfidat e para, ku Vllaznia dhe Egnatia fituan respektivisht btakimet e para në transfertë, kuqeblutë 0-1 ndaj Bylisit dhe rrogozhinasit 1-2 ndaj Teuës.
Kalendari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë
Dje
Bylis-Vllaznia, 0-1
Teuta-Egnatia, 1-2
Sot
Tirana-Dinamo City, 13:30
AF Elbasani-Partizani, 16:30
Fatos LAMAJ



