Ditën e enjte disa ekipe do të luajnë në “Play-Off” të Konferenc Lige.
Në njërën nga ndeshjet e programuara do të arbitrohet nga një grup arbitrash shqiptar.
Juxhin Xhaja është i përzgjedhuri nga UEFA,për të vendosur drejtësi në Qipro.
Gjyqtari i Abisnet Superiore do të jetë arbitër kryesor në përballjen Omonia-Rijeka.
Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “GSP Stadium” dhe do të nis në orën 21:00.
Ndërkombëtari Xhaja drejtoi derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës që perfundoi me fitoren e Partizanit, tashmë mer skenën e Konferenc Lige.
Ndihmës të tij në këtë përballje do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, teksa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj.
Në sistemin VAR do të jetë një italian dhe bëhet fjalë për Xhanluka Aureliano, ndërsa në AVAR do të jetë Kreshnik Barjamaj.
Fatos LAMAJ



