Tuesday, February 17, 2026

Kundërshtoi vendimet e gjyqtarit të ndeshjes Piza-Milan Drejtori Sportiv i Milanit Igli Tare, gjobitet me 10 mijë euro

Lexo

- Reklamë -spot_img

Drejtori Sportiv i Milanit është dënuar me një gjobë të majme nga Gjyqtari Sportit. Igli Tare ka marrë një gjobë prej 10 mijë eurosh. Kjo masë vjen pas raportit të dorëzuar nga komisari i ndeshjes Piza-Milan. Sipas tij, drejtori shqiptar ka kundërshtuar në mënyrë agresive vendimet e gjyqtarit të ndeshjes.

Igli Tare është gjobitur nga gjyqtari sportiv në masën 10 mijë euro. Drejtori sportiv i klubit kuqezi e ka marrë këtë masë nga Gjyqtari Sportiv, sipas të cilit, drejtuesi shqiptar ka vepruar në nervozizëm e sipër në përfundim të ndeshjes me Pizën.

Pra vendimi i referohet asaj që ndodhi pas ndeshjes Pisa-Milan, kur drejtori sportiv i Milanit, sipas dokumenteve të paraqitura nga komisari i ndeshjes, “ka hyrë në fushë në fund të ndeshjes dhe ka kundërshtur në mënyrë agresive vendimet e gjyqtarit të ndeshjes”.

Megjithatë, Igli Tare nuk është pezulluar. Masa kundër tij përfundon vetëm me një gjobë monetare.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img