Wednesday, February 25, 2026

Liga e Kampionëve. Bodø/Glimt eleminon Interin. Norvegjezët e mundin edhe në San Siro. Kualifikohen, Leverkusen e Neëcastle

Lexo

- Reklamë -spot_img

Interi eliminohet nga Liga e Kampionëve. Zikaltërit, të ngarkuar me detyrën për të kapërcyer një disavantazh 3-1 të pësuar në Norvegji, humbën gjithashtu dhe ndeshjen e kthimit kundër Bodø/Glimt. Norvegjezët fituan 2-1 në San Siro dhe avancuan në raundin e 16-shes për t’u përballur me Manchester Cityn ose Sportingun.

Zikaltërit krijuan pak, vetëm disa goditje me kokë nga Esposito, Frattesi dhe Bastoni, por gjërat u përkeqësuan shpejt në pjesën e dytë. Në minutën e 58-të, një gabim i Akanji hapi rrugën për vizitorët, me Sommer që priti, por nuk mundi të ndalonte sulmin e Hauge.

Zëvendësimi i trefishtë i Chivu-së (duke futur Bonny, Diouf dhe Sucic) nuk i përmirësoi gjërat, përkundrazi, në minutën e 72-të, vrapimi i Evjen nga pasimi i Hauge e çoi rezultatin në 2-0.

Skuadra e Chivu arriti vetëm ta ngushtonte diferencën përmes Bastoni-t. Bodø/Glimt ia doli mbanë dhe siguroi një kualifikim historik. Zikaltërit eliminohen, do të duhet të përqendrohen në ligë dhe në Kupën e Italisë.

Ndërkohë, skuadrat e tjera të kualifikuara në këtë mbrëmje janë Atlético Madrid, Neëcastle dhe Bayer Leverkusen. Pas një barazimi 3-3 në Belgjikë, Atletico e Simeone mundi Club Brugge me rezultatin 4-1, me Sorloth (tre gola) dhe Cardoso që luajtën rolet vendimtare.

Neëcastle, të cilit i duhej vetëm të menaxhonte suksesin 6-1 në Azerbajxhan, mundi Qarabag 3-2 në ndeshjen e kthimit, me Tonali që shënoi gjithashtu. Bayer Leverkusen, i cili kishte fituar 2-0 në Greqi kundër Olympiacos, barazoi 0-0 në Gjermani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img